Loading…

Pas deklaratës së Presidentit Thaçi, reagon Liburn Aliu: Partitë e PLAN’it s’kanë problem me Serbinë, por me reciprocitetin

  • 19/04/2020 | 18:07

Pas deklaratës së Presidentit Thaçi, reagon Liburn Aliu: Partitë e PLAN’it s’kanë problem me Serbinë, por me reciprocitetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partitë e PLAN’it, nuk kanë problem me Serbinë, por me VV’në, gjë që sipas tij është treguar sot kur presidenti Thaçi bëri thirrje që Kosova të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka reaguar menjëherë pas shkrimit të presidentit Thaçi, ku u tha se javën e ardhshme do të marrë hapin e fundit për formimin e Qeverisë së re, e që në këtë shkrim është përmendur edhe heqja e reciprocitetit në mënyrë që mos të ndryshojë raporti i SHBA’ve dhe BE’së me Kosovën.

Aliu tha se partite e “PLAN’it” nuk kanë problem me Serbinë, por me Vetëvendosjen dhe reciprocitetin.

“Është interesante që të gjithë ata që janë kundër reciprocitetit me Serbinë, pra ata që janë mësuar me importimin dhe kontrabandimin gjithçkaje nga Serbia sot po janë më të zëshmit në sulmin në lidhje me pranimin e 1,000 testeve nga Serbia.

Po të njëjtit nuk e kanë pasur problem në të shkuarën që në kushte normale (dhe jo të krizës që gjendemi) të importohet qoftë oksigjen e qoftë gjak ose qoftë edhe të pranohen si donacione serume të ndryshme, që janë bërë në të shkuarën, po nga Serbia”.

“Ju të PLAN-it nuk e keni problem Serbinë, se me të keni biznes e dallavere, ju problem të vërtetë realisht e keni VETËVENDOSJEN, drejtësinë dhe reciprocitetin. Kjo u tregua dhe sot, kur presidenti i PLAN-it bëri thirrje që Kosova të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë. Pikërisht sot, në shtatëvjetorin e marrëveshjes Daçiq-Thaçi për Zajednicën e Bosnjëzimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë