Ish-deputeti i LDK’së Gani Geci ka reaguar pas publikimit të disa fotorgafive në media ku ai shihet me bashkëpartiakun e tij, Arben Gashi dhe kandidatin për deputet nga radhët e AAK’së, Rrustem Berisha.
“Rastesisht isha duke pi kafe ne qender te Prishtines dhe afer tavolines tone erdhi Arben Gashi me disa shokë qe une edhe si njof dhe u pershendetem une me Arbenin dhe me vllaun e Arbenit qe 30 vjet”, ka shkruar ai duke thënë se herën tjetër do të ngris padi ndaj atyre që e fotografojnë fshehurazi, transmeton gazetametro.net.
Geci në shkrimin e tij portaleve u referohet si “pordhrale”.
Lexo edhe Anëtari i LDK’së sqaron takimin me deputetin e AAK’së. /gazetametro.net