North West, vajza 13-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka sjellë projektin e saj të ri muzikor, duke publikuar videoklipin e këngës “Aishite”, vetëm pak ditë pasi u anulua turneu i saj i parë.
Kënga është pjesë e EP-së “N0rth4evr” dhe trajton tema personale, mes tyre zhgënjimin, vetminë dhe vështirësitë në marrëdhëniet me të tjerët, raporton Female First.
Në videoklipin e realizuar nga Ty Akimoto, North shfaqet në ambientet e një shkolle dhe në një sallë lojërash.
Projekti i ri vjen pas anulimit të turneut që North do ta zhvillonte së bashku me reperen Molly Santana. Asnjëra prej tyre nuk ka bërë të ditur arsyen e anulimit, ndërsa të dyja u janë drejtuar fansave me mesazhe falënderimi dhe kërkimfalje.