Loading…

Pas AAK’së, edhe një parti deklarohet kundër martesave të gjinisë së njëjtë

  • 23/02/2022 | 22:20

Pas AAK’së, edhe një parti deklarohet kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Partia turke KDTP ka njoftuar se nesër do të votojnë kundër ndryshimit të Kodit Civil ku lejohen martesat brenda së njëjtës gjini, transmeton Gazeta Metro.


Në njoftimin e bërë për media thuhet se qëndrimi i tyre është që të mos njihet neni që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

“Nesër në Kuvend do të diskutohet edhe neni që lejon martesat e të gjinisë së njëjtë në Kodin l Civil, i cili është ndër pikat e rendit të ditës të seancës së zakonshme parlamentare që do të zhvillohet nesër (24.02.2022). Qëndrimi i Partisë sonë lidhur me këtë nen do të jetë që ky nen të mos njihet ligjërisht me arsyetimin se është një opinion kundër vlerave të shenjta dhe fetare të shoqërisë sonë dhe nuk i përket vlerave, kulturës, traditave dhe zakoneve tona familjare. Si parti, me respekt i deklarojmë opinionit publik se ligji për këtë çështje nuk do të mbështetet dhe deputetët tanë do ta votojnë kundër, thuhet në komunikatën e KDTP.

Kundër ka dalë edhe AAK, e cila ka njoftuar se do të votojë kundër ndryshimit të Kodit Civil.

Ndryshe, të mërkurën edhe Bashkësia Islame e Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, së bashku kanë dalë me një qëndrim rreth Kodit civil që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.

Këto bashkësi fetare pas konsultimeve mes vete, kanë kundërshtuar Kodin Civil që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.

Kodi Civil i Republikës së Kosovës, Neni 1138 kapitulli për martesën thotë:

“Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua. Martesa është bashkësi jetësore e vazhdueshme e burrit dhe gruas, ligjërisht e rregulluar. Martesa lidhet me dhënien e pëlqimit të burrit dhe gruas dhe nënshkrimin e tyre para zyrtarit (ofiqarit) të gjendjes civile”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë