Loading…

Pas 60 vitesh në skenë, Rod Stewart njofton tërheqjen nga turnetë

  • 28/09/2026 | 16:39

Pas 60 vitesh në skenë, Rod Stewart njofton tërheqjen nga turnetë

Legjenda britanike e muzikës, Rod Stewart, njoftoi se do t’i japë fund performancave live pas më shumë se 60 vitesh karrierë.


Këngëtari 81-vjeçar do të nisë turneun e tij të fundit, “The Final Encore”, në prill 2027. Turi do të përfshijë disa qytete evropiane, përfshirë Dublinin, Mançesterin, Londrën, Berlinin dhe Pragën.

Stewart, i cili së fundmi ka anuluar disa koncerte për shkak të problemeve shëndetësore, ka falënderuar fansat për mbështetjen ndër vite.

“Pas më shumë se gjashtë dekadash, ‘The Final Encore’ do të jetë padyshim turneu im i fundit. Kam kënduar muzikën që dua që kur isha 19 vjeç dhe kam pasur privilegjin ta çoj atë në mbarë botën, te të gjithë ju”, ka shkruar ai.

Këngëtari ka përjetuar së fundmi probleme shëndetësore, përfshirë një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes dhe një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, duke detyruar anulimin e disa prej koncerteve të planifikuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë