Loading…

Pas 6 javësh izolim pensionistët e Shqipërisë shijojnë lirinë e lëvizjes

  • 18/04/2020 | 16:17

Pas 6 javësh izolim pensionistët e Shqipërisë shijojnë lirinë e lëvizjes

Izolimi në Shqipëri gjatë ditës së sotme ka marrë rrjedhë tjetër, ku është vendosur që pensionistët të shijojnë lirinë e lëvizjes gjatë kësaj dite pas gjashtë javësh izolim, transmeton Gazeta Metro.


Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që këtë vikend të mund të ecin lirshëm një pjesë e njerëzve të cilët nuk kanë arritur të dalin nga izolimi për pothuajse dy muaj.

Siç ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, pas pensionistëve, nesër do të dalin lirshëm gratë së bashku me fëmijët e tyre.

E kjo ditë me diell si duket ka nxjerrë pensionistët anë e kënd Shqipërisë për të shijuar lirinë dhe qetësinë e rrugës pas kaq shumë javësh karantinimi, gjë që futet në kërkesën e tyre, që të paktën një herë në javë të dalin lirshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë