Loading…

Pas 3 vitesh asnjë qytetar i Kosovës nuk do të jetë pa punë

  • 08/02/2017 | 20:58

Pas 3 vitesh asnjë qytetar i Kosovës nuk do të jetë pa punë

Së shpejti në Republikën e Kosovës nuk do të ketë asnjë qytetar i cili do të jetë pa punë.


Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi thotë se brenda 2-3 vjetëve, në Kosovë nuk do të ekzistojë asnjë njeri i cili nuk do të punojë dhe nuk i ofrohet mundësia të punësohet.

Kelmendi në Rubikon të KTV-së foli rreth pakos së re fiskale të propozuar nga qeveria e Kosovës. Ai theksoi se kjo do të ndikoj në rriten e prodhimtarisë.

“Nëse i lirojmë këto taksa sektori prodhues do të rrit prodhimtarin për rreth 30% se pastaj do ta shohim se sa do të ndikoj kjo në rritjen e vendeve të punës. Po të ishte që unë të vendosi në aspektin administrativ, unë këtë e kisha sjell në vitin e kaluar po meqenëse janë procedura ligjore, unë nuk mund të shkeli ligjin pasi kërkohet procedurë”, ka thënë ai.

Të ardhurat, puna primare e sekondare dhe paga më të larta, Kelmendi tha se çdo qytetar i Kosovës, do t’i gëzojë shumë shpejt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë