Loading…

Sot kërkohet shkarkimi i Aleksandër Lumezit

  • 29/08/2018 | 15:25

Sot kërkohet shkarkimi i Aleksandër Lumezit

Kanë mbetur pak më shumë se 2 orë para se qytetarët të mblidhen në protestën e paralajmëruar për orën 18:00, ku do të kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit të Shtetit.


Deri tani organizatorët në faqen e tyre kanë bërë të ditur se janë mijëra të interesuar për të marrë pjesë në protestën e sotme, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë, siç ndodhi edhe në protestën e parë, qytetarët do të tubohen në sheshin Zahir Pajaziti e më pas do të marshojnë drejt Kryeprokurorisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, asnjë zë brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili është institucioni që vendos për fatin e Aleksandër Lumezit, nuk ka dalë për të folur për këtë çështje.

E vetë Lumezi ka folur javën e kaluar për këtë çështje dhe më nuk është deklaruar. Ai pati thënë se dorëheqje do të jepte nëse ia kërkon Këshilli Prokurorial, duke shtuar se ‘nuk dorëhiqet për shkak të presionit të shoqërisë civile’.

Sidoqoftë, krerë politikë kanë hezituar ta komentojnë kërkesën e protestuesve për shkarkim të Kryeprokurorit Lumezi. Ata e kanë vlerësuar punën që po bën i pari i organit të akuzës.

Ndryshe, kjo e sotmja do të jetë protesta e dytë që organizohet për të kërkuar shkarkimin e Lumezit dhe nisjen e Vetingut në drejtësi. I gjithë ky reagim erdhi kur ish-prokurori Elez Blakaj lidhi emrin e Kryeprokurorit Lumezi me ndikimin politik që i është bërë në hetimin për çështjen e veteranëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë