Loading…

Partitë politike me borxhe ndaj PZAP’së (Foto)

  • 03/06/2017 | 22:07

Partitë politike me borxhe ndaj PZAP’së (Foto)

Partitë politike ende nuk kanë shlyer borxhin që kanë ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).


Gjithsej boxhi i pashlyer i partive për proceset zgjedhore prej vitit 2009-2016 është 22.6999.00 euro.

Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it, ka thënë se borxhet e papaguara janë në procedurë të përmbarimit nga zyra e përmbaruesit privat.

“Subjektet politike te cilat kane borxhe, respektivisht te cilat ende nuk i kane paguar borxhet janë ne procedure te përmbarimit nga zyra e përmbaruesit privat qe do te thotë se PZAP-i ka iniciuar procedurën e përmbarimit ndaj te gjitha atyre subjekteve politike apo kandidateve për ti arkëtuar këto borxhe te papaguara” ka thënë Desku.

Nisma për Kosovën e cila para disa javëve nuk e ka pasur të paguar boxhin për gjobat e shqiptuara dhe të papaguara për zgjedhjet në Komunën e Drenasit, tashmë këtë obligim ndaj PZAP-it e ka kryer.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë