Loading…

Koalicionet parazgjedhore, KQZ: Partitë kanë afat deri nesër

  • 15/05/2017 | 13:29

Koalicionet parazgjedhore, KQZ: Partitë kanë afat deri nesër

Deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 Qershorit.


16 maji është paraparë afati i fundit nga KQZ’ja që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje, derisa të hënën ka përfunduar afati për deklarimin për mospjesëmarrje eventuale në zgjedhje.

Ndonëse ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e këtij afati, ende asnjë nga subjektet politik nuk ka zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore. Përjashtuar, AAK dhe NISMA, të cilat një marrëveshje të tillë e kanë nënshkruar para më shumë se një viti.

Megjithatë, raportime dhe takime për koalicione të ndryshe parazgjedhore kanë qarkulluar në media, qysh nga shpallja e zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e LDK, VV, AAK dhe NISMA në fund të javës së kaluar janë takuar për një marrëveshje blloku kundër PDK’së, të ngjashme me atë të VLAN’it që në qershor të 2014’ës ishte arritur pas zgjedhjeve, por që diskutimet disa orëshe rezultuan sërish të pasuksesshme.

Megjithatë LDK duket se nuk do të hyjë në garë e vetme. Gazeta Express, të hënën, ka raportuar se gjatë ditës asaj do t’i bashkohet në koalicion ‘Alternative’ e Mimoza Kusari dhe Ilir Dedës.

Ndërsa, i paqartë mbetet garimi i AKR’së së Behgjet Pacollit në këto zgjedhje. Ende nuk është bërë i ditur qëndrimi final nëse ky subjekt do të garojë vetëm më 11 qershor, apo do t’i bashkohet LDK’së apo VV’së, me të cilat kanë diskutuar bashkëpunim të mundshëm.

Vetë Pacolli, në ‘Komiteti’ të Gazetës Express, ka treguar edhe për përafrim idesh me AAK’në e Ramush Haradinajt.

Ndryshe, kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017 kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi ato u shpallën javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë “Mustafa” me anë të një mocioni të votuar në Kuvend të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK-ja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë