Loading…

Partia e Zaev’it: Gruevski po tenton të mbulojë krimin

  • 07/05/2017 | 17:46

Partia e Zaev’it: Gruevski po tenton të mbulojë krimin
Ne nuk heshtim, por Gruevski gënjen, kanë thënë nga partia e Zaev’it, LSDM.


“LSDM qartazi dhe haptazi thotë se askush nuk do të mund ta rrezikoj statusin e gjuhës maqedone të unitaritetit dhe të shtetit. Do të mundësohet aplikim praktik i të gjitha gjuhëve, të të gjitha bashkësive, në bazë të nevojave të tyre dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, reagojnë nga LSDM.

“Maqedonia do të jetë shtet unitar i gjithë qytetarëve, do të ketë reforma të reja në Qeveri dhe kjo Qeveri do të mundësoj integrim euroatlantik, jetë kualitative, institucione të pavarura dhe drejtësi për të gjithë. Kjo është e përfshirë në Programin e Qeverisë së re, dokumentin e vetëm valid për qytetarët, publikisht e vendosur në ëeb faqen e LSDM-së dhe shumë mirë i njohur për opinionin ndërtetnik”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, vetëm Nikolla Gruevski dhe udhëqësia e VMRO-DPMNE-së kanë nevojë të flasin për tema inekzistente, në tentim që ti mbulojnë platformat e tyre kriminele.

“Këta politikan të konsumuar, të frikësuar nga ndryshimet dhe kthimi i drejtësisë, e ndjejnë fundosjen e regjimit që e bartë edhe fundi politikës së tyre”, thuhet më tej në kumtesën e LSDM-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë