Loading…

Partia e Pacollit ankohet se në Drenas po i dëmtohen billbordat

  • 01/12/2016 | 14:31

Partia e Pacollit ankohet se në Drenas po i dëmtohen billbordat

Sipas një kumtese për medie, nga Aleanca Kosova e Re, billbordat e kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Drenasit janë dëmtuar nga disa banditë gjatë orëve të natës.

“Këta njerëz që janë mësuar që me dhunë, shantazhe dhe presione ta orientojnë vullnetin e qytetarëve të Drenasit, duhet ta dinë se tashmë ka ardhur fundi.”, thuhet ndër tjerash.

AKR tutje i garanton qytetarët e Drenasit se nuk ka asnjë forcë e cila mund ta ndalë fitoren dhe zhvillimin ekonomik të Drenasit. AKR’ja është e vendosur që të jetë në krah të qytetarëve, tu shërbejë qytetarëve pa marrë parasysh veprimet e disa banditëve, thuhet në vazhdim.

Partia me në krye Behxhet Pacollin u bën thirrje organeve të rendit, policisë dhe prokurorisë që ti arrestojnë banditët që nëpërmjet akteve të tilla qyqare, po tentojnë ta mbajnë peng të ardhmen e qytetareve te Drenasit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë