Loading…

Partia e Gruevskit sulmon Edi Ramën: Ai poshtëron popullin maqedonas

  • 04/04/2017 | 22:55

Partia e Gruevskit sulmon Edi Ramën: Ai poshtëron popullin maqedonas

Partia e Nikolla Gruevskit në Maqedoni, VMRO-DPMNE ka sulmuar Kryeministrin shqiptar Edi Rama se po ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë.


Përmes një komunikate për shtyp, VMRO-DMPNE thotë se Edi Rama ka poshtëruar shtetin maqedonas.

“Edi Rama në mënyrë të tërthortë ka thënë që nëse Maqedonia nuk ndryshon emrin dhe nëse nuk lufton për t’u anëtarësuar në BE njësoj si vendet e tjera të rajonit, atëherë kjo do të zgjojë idenë për ndryshimin e kufijve. Ky është i njëjti Edi Rama që mblodhi krerët e partive politike shqiptare të Maqedonisë dhe i bashkoi për platformën e Tiranës. Në kundërshtim me të gjithë në Maqedoni, Zoran Zaev dhe LSDM-ja kishin mendim pozitiv në lidhje me platformën e Tiranës”, thuhet në komunikatën e partisë së Gruevskit.

VMRO-DPMNE deklaroi gjithashtu se publiku ishte dëshmitar se si lideri i LSDM-së Zoran Zaev ishte dakord për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë