Loading…

Partia e Gruevskit do vetëm zgjedhje të reja

  • 08/03/2017 | 12:09

Partia e Gruevskit do vetëm zgjedhje të reja

VMRO vazhdon me qëndrimin se zgjidhje më e mirë janë zgjedhjet e reja së bashku me ato lokale apo mbështetja për LSDM-në për të formuar qeveri dhe ta hedhë poshtë platformën e Tiranës.


“Komiteti ekzekutiv dhe partia duhet të vazhdojnë t’i kundërshtojnë tentimet për ridefinim të Maqedonisë nga shtet multietnik në binacional”, ishte ky vendimi i mbledhjes së Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së.

“Komiteti qendror i partisë e ka konstatuar gjendjen faktike politike në të cilën fituesi në bllokun shqiptar të partive ka vendosur të mos koalicionojë me fituesin në bllokun maqedonas duke i dërguar në opozitë, përkatësisht vendosi të luajë me vullnetin e shumicës së qytetarëve maqedonas të cilët votuan për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Komitet qendror i VMRO-DPMNE-së konstatoi se dëmi është më i vogël nëse LSDM-së i ofrohet mbështetje për formim të qeverisë edhe krahas asaj që i kanë humbur zgjedhjet. Sipas VMRO-së kjo mbështetje do të realizohej vetëm me hedhje poshtë eksplicite të platformës së Tirnaës dhe elementeve të saj nga ana e LSDM-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë