Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara që do ta karakterizojnë vendin këto dy ditë të vikendit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Të dielën siç edhe parasheh IHMK për shkak të ndryshimeve në amplitudat termike ka mundësi që vende-vende të ketë mjegull të dendur e cila do ta zvogëloj dukshmërin horizontale.
Përderisa do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.