Parlamenti Evropian u bënë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të formojnë “Asociacionin e komunave serbe” në përputhje me marreveshjen Beograd-Prishtinë, të nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kjo rezolutë synon shfuqizimin e “strukturave paralele serbe, të cilat ende ekzistojnë” në Kosovë dhe “inkurajojnë palët e interesuara për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe të kënaqshme për gjendjen e minierave të Trepçës.
Në projekt-rezolutë, e cila është e hartuar në bazë të raportuesës për Kosovën në parlamentin europian, Ulrike Lunacek, ishin të ftuar edhe pesë vendet anëtare të BE’së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu kërkohet që “drejtuesit e komunitetit serbë të ndahen nga Beogradi dhe të kenë bashkëpunim me institucionet e Kosovës, në të mirë të serbëve të cilët janë banorë të Kosovës”.
Ata gjithashtu mirëpresin progres, pas disa muajve të stagnimit në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në gusht të vitit 2016 për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo është kushti kryesorë për anëtarësimin në BE.
Gjithashtu kanë shprehur shqetësim të madh në mos ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të zi.
Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës, mund të pritet vetëm atëherë kur autoritetet e Prishtinës të kenë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE’ja.
Parlamentarët evropianë “edhe një herë” kanë shprehur shqetësimin për luftimin e ngadalshëm të korrupsionit në shtetin e Kosovës, si dhe në veçanëri në veri të Mitrovicës.
Krijimi i një gjykate speciale në Hagë për krime lufte ndaj njerëzimit të kryera në Kosovë gjatë luftës, parlamenti evropian e quan “hap vendimtarë për të siguruar drejtësi dhe pajtim”.
Gjithashtu kanë bërë thirrje që Serbia të mos ndërhyjë në hyrjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë dhe rajonalë./gazetametro.net