Loading…

Parlamenti Europian sot voton për procesin e liberalizimit për Kosovës

  • 28/03/2019 | 09:11

Parlamenti Europian sot voton për procesin e liberalizimit për Kosovës

Komisioni Europian sot pritet të votojë për hapat e ardhshëm të procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Këtë e ka bërë të ditur komisioneri për Migrim Dimitris Avramopoulos, duke treguar se sonte Parlamenti Europian sonte do të diskutojë për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Përmes një deklarate të lëshuar, ai thotë se ndjehet mirë që Parlamenti Europian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Për më shumë ja fjalimi i tij i plotë të cilin e ka ndarë me ndjekësit në Twitter:

“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian po e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit të drejtë (fer), por edhe me pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane. Që nga fillimi i dialogut të liberalizimit të vizave në vitin 2012, Komisioni ka punuar ngushtë me Kosovën për të mbështetur autoritete në përmbushjen e të gjitha standardeve të udhërrëfyesit të vizave. Në raportin përfundimtar të 4 majit 2016, ne pranuam se Kosova kishte ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt regjimit pa viza”.

Siç shkruan Dimitris Avramopoulos, ajo është arsyeja pse kanë propozuar heqjen e aplikimit për viza për popullin e Kosovës, në kuptimin se deri në ditën e miratimit të propozimit nga Parlamenti dhe Këshilli, Kosova do të kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe duke forcuar luftimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Dy vjet më vonë, më 18 korrik 2018 pas përpjekjeve dhe përparimeve të nevojshme, Komisioni konfirmoi se Kosova kishte përmbushur të gjitha parimet për liberalizimin e vizave, duke përfshirë dy kërkesat e mëparshme”, ka shkruar ai.

Avramopoulos theksoi gjithashtu se ka një numër shtetesh anëtare të BE-së, të cilat kanë shprehur shqetësime rreth rreziqeve të migrimit që paraqesin qytetarët e Kosovës.

“Jam i vetëdijshëm për këto shqetësime, Kosova gjithashtu është e vetëdijshme për to dhe po bashkëpunon me disa prej këtyre shteteve dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me këto shtete për të larguar këto rreziqe. Do të vazhdojmë t’i inkurajojmë autoritete e Kosovës që të vazhdojnë. 1) Të zbatojnë të gjitha standardet, 2)Fuqizimi i kornizës së tyre kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, 3) Vazhdimi i punës për migracionin dhe sigurinë, si dhe për nevojën e komunikimit të qartë me qytetarët lidhur me drejtat dhe detyrimet e tyre sa i përket liberalizimit të vizave”.

Kosova është i vetmi partner i Ballkanit Perëndimor që nuk përfiton nga një marrëveshje e lehtësimit për viza dhe qytetarët e saj janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian, ka përsëritur Komisioneri për Migrim Dimitris Avramopoulos.

“Pata deklaruar shumë herë se liberalizmi vjen me të drejta dhe obligime dhe autoritetet e Kosovës janë shumë të vetëdijshme për këtë. Ata kanë bërë pjesën e tyre të punës dhe besoj se ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë