Loading…

Parkimi në vend të gabuar, bie nga 10 metra lartësi, vdes shoferi

  • 23/05/2017 | 10:58

Parkimi në vend të gabuar, bie nga 10 metra lartësi, vdes shoferi
Foto nga arkiva

Një person ka gjetur vdekjen, pasi është aksidentuar në rrugën e fshatit Shupal – Zallbastar në Tiranë.


Sipas burimeve të policisë rezulton se nga hetimet paraprake të kryera, drejtuesi i mjetit furgon i markës “Mercedes Benz”,  S. F., ka parkuar mjetin në anë të rrugës, por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë mjetin, por si pasojë e shpejtësisë së fituar mjeti ka rënë në një lartësi rreth 10 metra duke e marrë me vete drejtuesin e saj, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë