Loading…

Parisi në hall me jashtëqitjet e qenve, 650 pacientë çdo vit

  • 03/05/2018 | 15:18

Parisi në hall me jashtëqitjet e qenve, 650 pacientë çdo vit

Nëse keni qenë ndonjëherë në Paris të Francës, keni përjetuar bukurinë mbresëlënëse të qytetit të shprehur në formë të artit figurativ, arkitekturës e formave të tjera.

Mirëpo, një prej qyteteve më të bukura në botë e ka edhe një problem tjetër gjithashtu të veçantë – trotuaret janë të mbushura me jashtëqitje të kafshëve shtëpiake, kryesisht të qenve, transmeton Gazeta Metro.

The Guardian raporton që 650 persona brenda vitit pësojnë lëndime të rënda fizike, kryesisht thyerje kockash, nga aksidentet nëpër rrugët e Parisit, pikërisht për shkak të fekaleve të qenve. Shumica prej tyre rrëshqasin dhe rrëzohen duke u dëmtuar fizikisht.

Madje, në vitin 2016 një person kishte dizajnuar një aplikacion special për rregullimin e këtij problemi, i cili parashihte të funksiononte përmes lajmërimeve nga qytetarët të vendeve ku hasin në fekale kafshësh, që më pastaj ato të pastrohen nga qyteti.

Për këtë aplikacion kishin shprehur interesim edhe qytete të tjera të Europës e Francës, por ka qenë e vështirë që të binden autoritetet komunale që një metodë e tillë të futet në funksion. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë