Loading…

Parashikimi i zymtë i OBSH’së për koronavirusin

  • 26/09/2020 | 23:11

Parashikimi i zymtë i OBSH’së për koronavirusin

Në mbarë botën, numri i viktimave nga koronavirusi mund të arrijë deri në 2 milionë, së paku deri në gjetjen e një vaksine kundër Covid-19. Ky është paralajmërimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).


Kreu i emergjencave pranë OBSH-së thotë se shifrat mund të jenë edhe më të larta nëse nuk do të ndërmerret një aksion ndërkombëtar, transmeton A2.

Thuajse 1 milion persona kanë humbur jetën në mbarë botën që nga shpërthimi i pandemisë në dhjetor të vitit të shkuar në Kinë, teksa numri i rasteve të të infektuarve ka arritur në 32 milionë.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili raportojnë numrin më të lartë të rasteve, me 15 milionë të tilla.

Por, rritja e shifrave ditët e fundit në Europë ka rritur frikën për një valë të dytë të pandemisë, që mund të shoqërohet me një karantinë të dytë në shumë shtete.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë