Loading…

Parashikimi i temperaturave për sot dhe nesër

  • 18/04/2019 | 23:49

Parashikimi i temperaturave për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme në vendin tonë do të mbajë mot me diell.


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, pas gjithë këtyre reshjeve të cilat kanë përfshirë pjesën dërmuese të vendit, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit.

Kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të lartë mbi vendin tonë, të cilat do të mbesin të qëndrueshme deri në fundjavë.

Sipas IHMK-së, rreziku nga paraqitja e temperaturave të ulëta me vlera negative kaloi, shkruan lajmi.net.

Edhe pse reshjet e shiut të cilat vende-vende u shoqëruan me breshnizë, nuk kanë ndikuar dukshëm në dëmtimin e sektorit të pemëtarisë.

“Ndonëse në viset malore ishin regjistruar temperatura rreth zeros, por intervali kohor i atyre temperaturave ishte i shkurt, gjë që nuk kanë krijuar dëme në pemëtari”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë