Loading…

Parashikimi i motit për vikend dhe ditëve në vazhdim

  • 16/08/2019 | 23:10

Parashikimi i motit për vikend dhe ditëve në vazhdim

Në fundjavë, moti në Kosovë pritet të jetë stabil, me vranësira dhe me diell, ndërsa në fillim të javës së ardhshme i nxehtë, kryesisht me diell, parashikon Prishtina Weather.


“Ditëve të fundjavës, fusha më të qëndrueshme të presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe kryesisht me diell. Ditën e shtunë pasdite do të ketë vranësira të pjesshme”, njofton shërbimi i meteorologjisë.

“Ndërkohë masat e freskëta ajrore, gradualisht do të zëvendësohen me masa më të nxehta ajrore nga Afrika veriore, që javën e ardhshme sërish do të rikthejnë motin e nxehtë, por jo me temperatura të larta siç u karakterizuan ditëve të shkuara”, thekson PW.

Sipas PW, temperaturat e ajrit gradualisht do të fillojnë të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimalet nga 26C në 31C deri 33C, në fillim të javës së ardhshme.

PW parashikon se do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s, kurse shtypja atmosferike do të rritet lehtë mbi vlera normale.

Parashikimi për datat 17-21 gusht:

17.08 – Në mëngjes freskët. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

18.08 – Kryesisht me diell, më ngrohtë.

19.08-21.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

18.08 – Kryesisht me diell, më ngrohtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë