Loading…

Parashikimi i motit për të mërkurën

  • 21/07/2026 | 23:46

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një fronti të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër të vogël.


Në mëngjes, lokalisht do të ketë edhe reshje të izoluara shiu, përderisa moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell. Si e tillë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës, përderisa reshjet e izoluara të shiut mund të mbesin të pranishme kryesisht vetëm në zonat malore.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë