Loading…

Parashikimi i motit për të martën

  • 20/04/2026 | 23:45

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të depërtojë fronti i ftohtë që në orët e mëngjesit, me ç’rast moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht dhe herë pas here pritet të jenë intensive.


Në zonat e larta malore reshje të dendura bore. Situata e motit, në momente të caktuara, mund të shoqërohet me ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë