Meteorologët parashikojnë se sot gjatë ditës do të jetë mot kryesisht i vranët, ndërsa në mbrëmje do mbajë mot më i ftohtë dhe reshje kalimtare shiu, ndërsa në fundjavë do jetë më ngrohtë
Temperaturat e ajrit, të enjten do të zbresin pak nën vlera mesatare, por në fundjavë sërish do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 7C, e maksimalet do të zbresin nga 18C në 13C, e në fundjavë parashihet të rriten deri në 20C, njofton gazetametro.net.
Parashikimi më i detajuar i motit:
25.10 – Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende priten edhe ngrica.
26.10 – Mot kryesisht me diell. Gjatë ditës më ngrohtë.
27.10-28.10 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët.
Të mërkurën do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi 4-14m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 5-11m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres në vlera normale, mirëpo shumë shpejtë do të shënojë rritje mbi këto vlera./GazetaMetro/