Loading…

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme |TABELA

  • 12/11/2018 | 07:17

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme |TABELA

Në fillim të javës mot kryesisht me diell, nga mesi i javës mot më i ftohtë


11.11.2018 – Në ditët e para të javës fushat anticiklonike vazhdojnë të mbeten ende mbi rajon duke favorizuar ende mot stabil dhe kryesisht me diell. Të mërkurën një front i ftohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë duke sjellë vranësira, e vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Nga dita e enjte dhe e premte priten rënie të temperaturave rreth vlerave mesatare, e në fundjavë edhe më ftohtë.

Edhe ditëve të para të javës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbesin rreth vlerave të pashëndetshme, e pas ditës së mërkurë që parashihet të fryjnë edhe erëra mesatare pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.

12.11-13.11 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës mot i mirë, kryesisht me diell.

14.11 – Mot me vranësira dhe intervale me diell.

15.11 – Mot pjesërisht i vranët.

16.11 – Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes me ngrica.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 14C deri në 17C, e deri të premten minimalet do të zbresin deri në -1C, e maksimalet në 10C.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe juglindja 1-3m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë