Loading…

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

  • 13/06/2021 | 08:12

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend. Sipas PW, në fundjavë mbetet mot jostabil me shi e bubullima, derisa ditëve të para të javës pritet të ketë mot me vransira e intervale me diell, pa të reshura,


Nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi.  Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët.  Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.

Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.

13.06 – Kryesisht me vransira.  Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima.  Në mbrëmje me kthjellime.

14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

15.06 – Vransira dhe intervale me diell.

16.06 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë.  Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.

Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë