Loading…

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

  • 12/02/2017 | 19:23

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë prezente edhe për gjatë këtyre ditëve.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell.

“Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martë ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjashme me këto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë. Nga dita e mërkurë, temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius”, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

IHMK thotë se do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri në 7m/s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë