Loading…

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, nga e marta borë

  • 01/01/2017 | 19:08

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, nga e marta borë

pInstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat nga pasditja e së martes parashihen të shoqerohen me reshje bore.

“Reshjet e kohë pas kohëshme do të vazhdojn për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara. Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj , nga e mërkurja kjo shtypje do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë. Erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi vendin tonë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në findjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit me shpejtësi mbi 13m/s./kp/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë