Pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore parashihet të ketë mjegull, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë gjatë për pesë ditëve të ardhshme parashihet që vendi ynë të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Vlera minimale e temperatures do të lëviz ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtesi 1-6m/s. /gazetametro.net