Loading…

Parashikimi i motit për javën në vazhdim: Mësoni kur ndalen reshjet e shiut |TABELA

  • 14/04/2019 | 13:21

Parashikimi i motit për javën në vazhdim: Mësoni kur ndalen reshjet e shiut |TABELA

Gjatë javës në vijim pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje lokale shiu, transmeton Gazeta Metro.


Temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare. Ato minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C.

Parashikimi i detajuar:

15.04 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu.

16.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

17.04 – Kryesisht me diell, pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

18.04-19.04 – Të enjten kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima. Të premten vransira dhe intervale me diell, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryj erë mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë