Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ketë mot të ndryshueshëm, i përcjellur me shi, borë dhe erëra.
Si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të ndryshueshëm dhe jostabil, tri ditët e para të javës do të jenë kryesisht me vranësira të çrregullta dhe të dendura, kurse nga dita e enjete parashihen të vijnë masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave minimale.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe parashihen të lëvizin nga -10 deri -3 , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri +7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi deri 12m/s.
Reshje më intensive priten të jenë kryesisht në male në jug , jugperendim dhe veriperendim të vendit , kurse pjesët tjera që janë me lartesi më të ulët mbidetare do të kenë reshje me intensitet më të ulët./gazetametro.net