Prishtina Weather ka treguar se parashikimi i motit për ditën e sotme do të jetë kryesisht ngrohtë dhe vranësira, shkruan Gazeta Metro.
Në mëngjes dita do të karakterizohet e ngrohtë dhe me diell, mirëpo gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e pasdite dhe në mbrëmje ka mundësi për riga lokale shiu.
Temperatura minimale pritet të jetë 7 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimalja 24 gradë Celcius.
Shtypja atmosferike do të mbetet në vlera normale 1011mb, e deri në fillim të javës së ardhshme do të mbesë në këto vlera. /gazetametro.net