Loading…

Parashikimi i motit për ditën e sotme

  • 14/10/2018 | 08:02

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në fundjavë dhe ditët në vijim, vazhdon moti stabil dhe me diell


Në ditët e fundjavës dhe fillim të javës së ardhshme, vendi ynë vazhdon të mbetet nën “mburojën” e fushave anticiklonike të pozicionuara mbi Evropën lindore, të cilat nuk po lejojnë depërtimin e cikloneve nga Atlantiku dhe Mesdheu.

Edhe gjatë këtyre ditëve do të vazhdojë të mbajë mot stabil, i ngrohtë, kryesisht me diell. Kohë pas kohe mund të ketë vranësira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.

14.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell, e gjatë ditës me vranësira kalimtare.

15.10-16.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

17.10 – Mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 20C deri në 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë