Prishtina Weather ka njoftuar se moti gjatë ditës së nesërme kryesisht do të jetë me vranësira, transmeton Gazeta Metro.
Reshje të shiut në mëngjes kurse pasdite pritet të ndryshon moti, ku do të përcillet me vranësira dhe era mesatarisht të lehta.
Temperatura maksimale pritet të jetë 15 gradë Celsius, kurse ajo minimale do të jetë 7 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të ngrihet rreth këtyre vlerave./gazetametro.net