Doja Cat tërhoqi vëmendjen në Paris gjatë prezantimit të bashkëpunimit të saj më të ri me MAC. Këngëtarja u shfaq me një veshje ekstravagante në eventin e organizuar në Sephora në Champs-Élysées.
Artistja promovoi koleksionin e ri “Doja Cat Gorgeous Nude Lip”, një edicion i limituar produktesh për buzët, i krijuar në bashkëpunim me markën e njohur të kozmetikës.
Së fundmi, ajo ka folur edhe për sfidat personale, duke treguar se vazhdon terapinë për të menaxhuar diagnozën e saj me çrregullim të personalitetit kufitar.