Loading…

Parandalohet krimi i rëndë, policia: Kapet autori pak çaste para se të kryente tri vrasje

  • 25/04/2017 | 12:56

Parandalohet krimi i rëndë, policia: Kapet autori pak çaste para se të kryente tri vrasje

Strukturat e Policisë së Shtetit, parandalojnë një ngjarje të rëndë.

Policia kap dhe arreston në flagrancë një shtetas, i cili kishte planifikuar të vriste tre persona të tjerë, me të cilët kishte konflikte të hershme.

Arrestohet gjithashtu edhe një bashkëpunëtor i dyshuar i tij. Më datë 25.04.2017, Sektori per Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim dhe me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Sektorit për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, bënë të mundur parandalimin e një vrasje të trefishtë .

Nga ana e këtyre strukturave, falë një pune të mirëorganizuar dhe duke përdorur dhe metodat proaktive u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj (me precedent të mëparshëm në krime kundër personit)

Në vijim të këtij rasti u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit :

N.M, 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se mund të ishte bashkëpunëtor i tij.

Arrestimi i Kuqos u bë pasi ky shtetas, pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta me shtetasit L.T, dhe dy nipërit e tij shtetasit D.M dhe E.M, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga Policia, ka patur si synim t`i vrasë këta të fundit.

Ndërhyrja në kohë dhe me efikasitet e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç (maskë) si edhe 5 telefona celularë.

Shërbimet Policore po vijojnë me kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, në përfundim të të cilave do t`iu përcjellim edhe informacion të plotë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë