Loading…

Paralajmëron Rama: Më e keqja nga koronavirsi s’ka ardhur akoma

  • 14/03/2020 | 22:47

Paralajmëron Rama: Më e keqja nga koronavirsi s’ka ardhur akoma

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundmi ka deklaruar lidhur me gjendjen aktuale në të cilën po kalon Shqipëria për shkak të virusit vdekjeprurës, koronavirus, transmeton Gazeta Metro.


Rama ka dhënë një deklaratë të fortë, me të cilën ka paralajmëruar të gjithë qytetarët se kjo gjendje nuk do të përfundojë me kaq, duke thënë se më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Ai tutje thotë se përhapja e këtij virusi është e pashmangshme, duke shtuar se ky virus i cili do të prekë shumë njerëz, do të kalojë pa asnjë shenjë.

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma. Nuk dua të ju frikësojë po vetëm po ju informojë. Përhapja e koronës është e pashmangshme. Kur kancelarja Angela Merkel thotë se 75% e popullit gjerman do të preken nga ky virus, apo kryeministri Boris Johnson thotë se virusi do të prekë 60% e popullit britanik, thonë të vërtetën, pavarësisht se shifrat duken alarmante, shifra e saktë mund të jetë mes 60-70, ku njëra tregon maksimumin tjetra flet për minimumin. Virusi prekë shumë, çfarëdo masash të marrësh, me kufijtë hapur apo me kufijtë mbyllur, me lëvizje shumë apo me lëvizje pak, por ajo që duhet ngulitur në mendje është se shumica e atyre që do të preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se deri më tani numri i të infektuarve nga ky virus në Shqipëri është rritur deri në 38, duke lënë të vdekur kështu një grua 75 vjeçare nga Durrësi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë