Loading…

Paralajmëron Hoti: Buxheti për veteranët do të rritet çdo vit

  • 23/01/2017 | 23:43

Paralajmëron Hoti: Buxheti për veteranët do të rritet çdo vit

Buxheti i veteranëve të luftës së UÇK’së, do të rritet për çdo vit. E, kjo në bazë të rritjes së GDP’së, ka deklaruar Ministri i Financave Avdullah Hoti.


Sipas tij me ligjin e ri për veteranët është adresuar edhe çështja e buxhetit dhe është vendosur që maksimumi i shpenzimeve që mund të shkojë për këtë kategori është 0.7 për qind e bruto prodhimit vendor.

Ministri Hoti, ka theksuar se ndryshimi i ligjit për veteranët ka qenë pjesë e programit me FMN’në.

E, sa i përket dërgimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, i cili është dërguar në këtë të fundit nga opozita, Hoti ka pohuar në “Euro Tribuna”, se nuk pret që Gjykata Kushtetuese ta ndërrojë ligjin pasi që  siç thotë ai është ligj që ka dal nga Kuvendi i Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë