Loading…

Paralajmërojnë nga Qeveria: Kurti dhe Vucic mund të takohen në tetor

  • 05/10/2022 | 14:31

Paralajmërojnë nga Qeveria: Kurti dhe Vucic mund të takohen në tetor

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic mund të takohen në tetor.


Besnik Bislimi këtë e tha në Komisionin për Integrime Evropiane një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

“Ka pritje që edhe gjatë muajit tetor të organizohet një takim por nuk është e konfirmuar. Kemi marrëveshje që janë në zbatim e sipër prej të cilave nuk jemi të kënaqur me zbatimin”, ka thënë ai.

Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ai ka thënë se kjo temë është pika e pesë e takimit të ardhshëm të grupit punues për liberalizimin e vizave, por nuk dha datë kur hiqen vizat.

“Ky është hapi i parë por jo edhe i fundit pasi janë edhe pesë hapa të tjerë. Ne shpresojmë që të gjitha etapat të përmbyllen brenda një afati të shkurtër por e shohim të panevojshëm të japim datë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë për të aplikuar për statusin e kandidatit nuk ka kritere që duhet të plotësojë Kosova.

Sipas tij, është vlerësim i përgjithshëm se Kosova për nga përmbushja e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian është dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë