Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnaoutoglou, ka paralajmëruar së në 4-5 ditët e ardhshme, rreshjet e fuqishme mund të godasin zonat e dëmtuara nga tërmeti, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Arnaoutoglou njofton se sipas parashikimit të motit për ditët në vijim do të mund të shkaktohen përmbytje në zonat qendrore të vendit dhe në veri, duke mos lënë anash edhe zonat e goditura nga tërmeti.
“Nuk mjaftojnë tërmetet , por tani parashikimet këmbëngulin për reshje të dendura shiu në katër ditët e ardhshme në Shqipërinë fqinje, të afta të shkaktojnë përmbytje në zonat kryesisht të Shqipërisë qendrore por dhe në veri të vendit, ndoshta edhe në zonat e goditura nga tërmeti. Le të shpresojmë që parashikimet e motit të mos jenë të sakta dhe ju uroj personave të cilët pësuan dëme nga termeti, të kenë forcë dhe kurajo”- shkruan në llogarinë e tij në Facebook sinoptikani grek.
Arnautoglou është pyetur nga Top Channel se kur mund të ketë një pamje më të qartë për sasinë e rreshjeve, ndërkohë ka sqaruar se deri në mesditën e së hënës të ketë të dhëna më të sakta për fuqinë e stuhive dhe sasinë e rreshjeve që sipas hartës që ai publikon, duket se do të jenë të mëdha. /gazetametro.net
https://www.facebook.com/SakisArnaoutoglouForecasts/photos/a.1436771799895567/2362607613978643/?type=3