Loading…

Paralajmërohet protestë për murin në Mitrovicë

  • 14/12/2016 | 09:08

Paralajmërohet protestë për murin në Mitrovicë

Këshilli i veriut përmes një komunikate për media e fajëson kryetarin e Komunës Agim Bahtrin për atë se çka po ndodhë në Mitrovicë. Ata thonë se janë të shqetësuar me zhvillimet rreth murit, pasi që ata nuk kanë asnjë lloj infomacioni se çka po ndodh saktësisht, shkruan Gazeta Metro.


Gjithashtu, për kryeministrin e vendit, ata thanë se deri tani ka qëndruar indiferent nga situatat politike dhe, sipas tyre, nëse ai nuk relfekton, ata janë të detyruar që të protestojnë.

Edhe Edita Tahiri sipas tyre është fajtore pasi që ajo gjatë negociatave jep deklarata në shpërputhje me atë se çka ndodh vërtet në teren.

Lexojeni të plotë komunikatën e ‘Këshillit të Veriut’:

“Të gjithë e dimë që deri në vitin 2013 punët, investimet dhe ndërtimi i shtëpive nuk kishin të ndalur edhe përkundër që veriu i Mitrovicës administrohej nga një administratë tjetër.”

Deri në këtë periudhë investime në veri të Mitrovicës kishte edhe në ndihma ushqimore, aktivitete humanitare si dhe përkrahje për studentët e kësaj zone.

Qe nga dhjetori i vitit 2013 kur Agim Bahtiri filloi udhëheqjen e Komunës së Mitrovicës, investimet, ndërtimi i shtëpive dhe përkrahja e banorëve të veriut të Mitrovicës u ndal krejtësisht.

Ne këtë drejtim kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hape pozitiv në aspektin e përkrahjes, por me deklaratat e tij të pamatura vetëm i ka dhënë kahje negative proceseve në veri edhe pse shumë procese në veri nuk janë në kompetencë te tije si kryetar komune.

Përderisa trumbeton me deklarata patriotike  ne i bëjmë thirrje që në fushën humane ti ndihmoj qytetareve ne veri për shkak se parimi human është e drejt konvencionale.

Nga ana tjetër pala serbe në Bruksel po merret me çdo detaj pala Kosovare dhe ekipi negociator në krye me krye negociatorja Edita Tahiri jep deklarata të cilat janë në shpërputhej të plotë me punën ne teren, dhe aspak nuk i interesojnë detajet e marrëveshjeve se si po zbatohen në praktikë.

Jeni dëshmitarë të gjithë që gjate këtyre ditëve ka pas dëmtim te pronave te shqiptareve ne veri, është djegur pika e qëndrimit (kontejneri) i organeve të rendit dhe askush nuk është arrestuar apo nuk është marrë me këto probleme tona që po na e rëndojnë jetën në veri.

Tash e 17 vite nuk po lejohen te kthehen afër 10.000 shqiptarë, nuk po lejojnë te ndërtohen mbi 400 shtëpi të djegura dhe po mbahen te uzurpuara mbi 428 banesa në veri të Mitrovicës.

Ne përfaqësuesit e shqiptareve të veriut jemi tejet të pakënaqur dhe të shqetësuar me zhvillimet rreth murit në veri ku nuk kemi asnjë lloj informacioni se çka do te ndodh saktësisht.

 

Ne kundërshtojmë vendosjen e mureve dhe kërkojmë nga kryeministri i vendit z.Isa Mustafa që të bëjë publike planin e detajuar të rivitalizimit të urës dhe të merr të gjitha masat ligjore për të dale nga kjo situatë kaotike.

Kryeministri i vendit  deri më tani ka qëndruar indiferent nga situata politike dhe zhvillimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në veri dhe nuk i është përgjigjur kërkesave të përfaqësuesve shqiptar për takim e aq me shume i ka lënë ne mëshirën e fatit.

Nëse kryeministri i vendit nuk reflekton ne jemi te detyruar qe te protestojmë para qeverise per gjendjen tone te rende politike, ekonomike, sigurisë  e sociale”.

 

Sinqerisht: Keshilli i Veriut,

Kryetar, Nazmi Ismajli

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë