Loading…

Paralajmërohet investimi në disa projekte në Malishevë më 2019

  • 19/03/2019 | 21:12

Paralajmërohet investimi në disa projekte në Malishevë më 2019

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kap ritur sot në takim kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, të cilin e ka siguruar se Ministria që ai drejton do të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme pë mjedisin dhe ambientin për qytetarët e Komunës së Malishevës, transmeton Gazeta Metro.


Ministri Matoshi, ka thënë se gjatë këtij viti në Malishevë do të investohet në përmirësimin e gjendjes në sistemin e kanalizimeve, do të bëhet pastrimi i shtretërve të lumenjve si dhe ka paralajmëruar investime në Ujëvaren e Mirushës.

“Me Kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, diskutuam për realizimin e disa projekteve në këtë komunë, që ndërlidhen me kanalizime, pastrime të shtretërve të lumejve si dhe me investime në zonën e Ujvarës së Mirushës”, ka shkruar ministri Matoshi në faqen e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/fatmir.matoshi.1/posts/10156608823273292

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka planifikur në buxhetin e vitit 2019 projekte të rëndësishme kapitale në shumicën e komunave të Kosovës, që ndërlidhen me fushën e ambientit, krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve për ujë të pijes dhe pastrimin e deponive ilegale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë