Loading…

Paralajmërohen masa të reja nga Ministria e Shëndetësisë

  • 17/01/2022 | 17:30

Paralajmërohen masa të reja nga Ministria e Shëndetësisë

Komisioni këshillëdhënës për masat kundër koronavirusit ka mbajtur sot takim për situatën epidemiologjike në vend dhe shqyrtimin e masave antiCOVID në fuqi, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë takim u theksua nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Komisioni ka theksuar se janë duke u analizuar indikatorët kryesorë që pasqyrojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa secili veprim apo masë që do të propozohet do të ketë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjes që rrisnin ngarkesën spitalore dhe vdekjet, nga varianti omicron apo variantet e tjera në qarkullim të SARS COV-2.

MSH thekson se mekanizmat antiCOVID-19 do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësor për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Deri në ndryshimin e masave në fuqi, MSH u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen pa humbur kohë, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Komisioni këshillëdhënës për masat kundër COVID-19 ka mbajtur sot takim në Ministri të Shëndetësisë ku ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe për shqyrtimin e masave anti covid në fuqi.
Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Komisioni ka theksuar se janë duke u analizuar indikatorët kryesorë që pasqyrojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa secili veprim apo masë që do të propozohet do të ketë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjes që rrisnin ngarkesën spitalore dhe vdekjet, nga varianti Omicron apo variantet e tjera në qarkullim të SARS COV-2.
MSh thekson se mekanizmat anti- COVID-19 do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësor për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.
Deri në ndryshimin e masave në fuqi, MSh u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen pa humbur kohë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë