Paralajmërimet për borë dhe akull përfshinë pjesën më të madhe të Skocisë dhe Anglisë veriore dhe jugperëndimore, gjë kjo e cila po shkakton frikën e një krize energjie dimërore, transmeton Gazeta Metro.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të motit të ftohtë që mbulon Anglinë, nga e mërkura në mbrëmje deri të hënën.
Ministrit të Zyrës së Kabinetit, Oliver Dowden iu është kërkuar të përcaktojë se si po planifikon të ndihmojë më të rrezikuarit.
Ndërsa ai tha: “Në lidhje me motin e dimrit, Zyra e Kabinetit po e vëzhgon me vëmendje dhe në të vërtetë unë jam informuar për situatën. Për situatën më të gjerë në lidhje me furnizimin me energji, unë jam duke punuar ngushtë me bashkëpunëtoret e mi.”
“Me përjashtim të një rrethane shumë të jashtëzakonshme, ne kemi besim se do të vazhdojmë të furnizojmë gjatë gjithë dimrit” është shprehur ai. /gazetametro.net