Loading…

Paralajmërimet më të çuditshme nëpër rrugë

  • 14/11/2016 | 22:11

Paralajmërimet më të çuditshme nëpër rrugë

Shenjat nëpër rrugë janë shumë të nevojshme. Përmes tyre ne gjejmë rrugën kur vizitojmë një vend që nuk e njohim, ose tabelat përgjatë rrugës që kanë një rëndësi shumë të madhe në rrespektimin e rregullave të komunikacionit.

Në vende të ndryshme nëpër botë këto shenja janë ndërtuar në mënyra shumë interesante dhe disa shumë komike, megjithatë janë në shërbim të qytetarëve dhe kanë një mesazh, transmeton gazetametro.net

Disa nga këto tabela do t’i paraqesim në vijim:

Orarë mësimi
schoolzone
Ky orarë është vendosur në rrugët e shkollave në Oakland (Michigan) për t’ua kujtuar nxënësve kohën e fillimit të mësimit, pauzave dhe mbarimit të tij.

Fat të mirë
good-luck
Kjo tabelë sipas krijuesit të saj është bërë posaqërisht për ngasësit e motoçikletave, duke ia kujtuar atyre rrugën e vështirë që i pret, dhe një mos pakujdesi e tyre do të mund t’i qonte drejt vdekjes.

Pi dhe vozit – Por mos harro ti je një idiot
pi-dhe-vozit
Kjo tabelë është afër rrugës ka qëllimin e provokimit të ngasësve të makinave që vozisin pasi të kenë pirë alkool. Mesazhi i kësaj tabele qëndron në referimin e vozitësve që nëse pinë dhe vozisin nuk janë asgjë më shumë se një grup idiotësh, të pa përgjegjshëm.

Paralajmërim për një urë afërsi
ura
“Nëse e godet këtë tabelë, ti do ta godasësh edhe urën” shkruan në tabelën e vendosur mbi rrugë, si shenjë paralajmëruese, për t’ua bërë të ditur shoferëve vazhdimin e saj.

 Rruga Broomrape Lane
1
Rrugë kjo që njerëzit që e kuptojnë mirë atë që thuhet këtu nuk do ta zgjidhnin për të jetuar, thuhet nga vetë ata që e bënë një gjë të tillë, transmeton gazetametro. Në fundin e tabelës ku është vendosur emri i rrugës shkruan gjithashtu “Fund me vdekje”

Shenjë rruge shumë “e qartë”
1

Me këtë tabelë këtu kuptohet shumë mirë se krijuesi i saj ose nuk e ka menduar këtë që do të ndodhë, ose ka qenë në fund të karrierës së tij edhe e ka vendosur tabelën për të qeshur kalimtarët e kësaj ane.

 Urgjencë!
emergjency
Kjo tabelë anash rrugës tregon se nëse juve iu duhet telefoni urgjent atëherë urgjenca juaj duhet të pres deri sa ju t’i bëni 174km dhe ta shfrytëzoni telefonin, sepse deri atje nuk ka valë telefoni.

“Vozit me kujdes, dikush të do”
111

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë