Loading…

Paralajmërime për destabilizim para anëtarësimit në INTERPOL, mobilizohet Policia

  • Nga

  • 15/11/2018 | 19:54

Paralajmërime për destabilizim para anëtarësimit në INTERPOL, mobilizohet Policia

Të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u është zgjatur orari i punës nga sot, nga 8 orë sa kanë punuar rregullisht, ata tani do  do punojnë edhe 4 orë shtesë, kjo vjen pas një vendimi nga Drejtori i Përgjithshëm, Reshat Qelaj.


Gazeta Metro ka mësuar se ky vendim vjen për arsye sigurie në Kosovë, ku policët janë të urdhëruar që të ruajnë objektet e trashëgimisë kulturore, sidomos ato të komunitetit serbë.

Ky vendim vjen pasi Kosova është afër anëtarësimit të saj në INTERPOL, dhe sipas burimeve të Metros, Policia e Kosovës ka paralajmërime se gjatë këtyre ditë do të ketë destabilizim të sigurisë në vend me qëllim të pengimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ky vendim i policisë do të jetë deri më datën 21 nëntor, kur edhe do të fillojë Asambleja e Përgjithshme të INTERPOL’it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 nëntor, ku Kosova pret përkrahje të gjerë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

Nga policia nuk është konfirmuar se orët shtesë kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL’i, por vetëm kanë konfirmuar se për të gjithë policët janë shtuar katër orë shtesë gjatë orarit të punës.

Rastin e ka konfirmuar përmes telefonit për Metron, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive te saja, angazhon zyrtarët policor në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha, për Metron.

Ndërkohë, Kosova po përballet gjatë këtyre muajve ndaj një fushate shumë agresive të Serbisë, duke e penguar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në INTERPOL’i./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë