Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, pritet të udhëtoj në Washington për të biseduar për Iranin me homologun e tij amerikan Lloyd Austin. Kjo në kohën kur në Vjenë po zhvillohen bisedime rreth programit bërthamor të republikës islamike dhe pas paralajmërimit të agjencisë ndërkombëtare atomikes se Irani ka nisur pasurimin më efikas të uraniumit, transmeton Gazeta Metro.
Izraeli do të bëjë “gjithçka që mundet” për të penguar Iranin në prodhimin e armatimit bërthamor, nëse jo “atëherë do të mund të vijmë në një pikë ku nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç të veprojmë” ka thënë të enjten ministri izraelit i mbrojtjes të enjten.
Të mërkurën kujdestari i OKB’së për energji bërthamore tha se Irani ka nisur prodhimin e uraniumit me më shumë efikasitet dhe centrifuga më të avancuara në centralin e tyre bërthamor Fordow. Megjithëse, Teherani e kishte hedhur poshtë këtë pretendim, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi tha se kjo ishte një shqetësim.
Ministri Gantz refuzoi të thotë se cila është vija e kuqe për Izraelin por tërhoqi vërejtjen jo për herë të parë se opsioni ushtarak duhet të jetë në tavolinë. Sipas tij do të ishte një marrëveshje e mirë që do të parandalonte Iranin nga hulumtimi, zhvillimi dhe akumulimi i materialeve të pasurimit si dhe ndalimin e veprimtarisë armiqësore të Iranit në rajon në mbështetje të terrorizmit./gazetametro.net