Loading…

Paradite shpallet ministri më i suksesshëm, pasdite e shkarkon partia |Dokument

  • 05/09/2018 | 16:39

Paradite shpallet ministri më i suksesshëm, pasdite e shkarkon partia |Dokument

Paraditen e sotme, emri i tij qarkulloi në media si një prej tre ministrave më përformancën me të mirë, sipas vlerësimeve të qytetarëve të pyetur nga një organizatë joqevritare. Por pasdite, merret vendimi për largimin e tij nga posti.


Bëhet fjalë, për ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin i cili ushtron këtë post gati qe një vit.

Shkarkimi i Hasanit, u bë me kërkesë të partisë së tij – Nismës Social Deomkrate.

Ndërkohë, siç mëson Gazeta Metro shkarkimi erdhi i Hasanit erdhi si hakmarje e Nismës për shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, vetëm një javë më parë.

Vendimi i ministrit Hasani për largimin e Burim Rrecit, erdhi pas dyshimeve se Rreci ishte implikuar drejtpërdrejt në ndarjen e granteve dhe ka bërë presion në konkurset për rekrutimin e stafit civil.

Ndryshe, Gazeta Metro ka tentuar të kontaktojë me ministrin Hasani për të marrë informacione në lidhje me largimin e tij, por kontakti s’ishte e mundur./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë