Loading…

Paraburgim për shoferin që la të vdekur këmbësorin

  • 15/05/2017 | 10:38

Paraburgim për shoferin që la të vdekur këmbësorin

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sh. D.


“Më datë 12.05.2017 në fshatin Uglar të Komunës së Gjilanit, i pandehuri duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, e ka goditur të miturën V. S., e cila nga plagët e marra nga ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, njofton Gjykata.

Sipas Gjykatës, me këto veprime i pandehuri Sh. D. dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

I pandehuri duhet të qëndrojë në masën e paraburgimit nga data 12.05.2017 deri më datë 11.06.2017. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë